FILLIMI | HOROSKOPI | HOROSKOPI 2 | HUMOR | EROTIKA | PLISAT | GRAFIKA | SMS DASHURIE | NOKIA MELODI | FJ.EMRA SHQIP | 10 HAPA | BUKURIA | KuRiOzI']['e']['e | TANNY TEST | RETH MEJE


SI NA SHOHIN FEMRAT NË TAKIMIN E PARË - 8.7.2003

Ajo në pamjen tënde kërkon ndonjë paralajmërim për ty. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca robe në trup, të cilat më pare kanë qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, i kushton asaj se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj)...


Çka lexon ajo në pamjen tonë?!

Je njohtuar përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë, me një vajzë dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohen e caktuar, je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj, dhe deri sa ti i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

1. Sa mirë je i “veshur dhe i paketuar”

Këtu, ajo në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hudhur ca rrobe në trup, të cilat më pare kanë qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj). Kur jemi në këtë temë, shumicën e femrave e dëbojnë tipet e meshkujve që fare nuk përkujdesen për vete, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi për vete. Nëse ajo e sheh se rrobet tua janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frikë nga ideja se është e pamundshme për të t’kënaqur në jetë. Sidoqoftë është më mire të dukesh perfekt mirë se i lënë pas dore! Në raste nëse tepër i ke kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t’i ndihmosh që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit, e cila e ka kapluar nga pamja jote. Pra duhet t'i japesh ndonjë shenje se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohes së saj etj etj…Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtëpërdrejtë se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodhë për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë t’mos i pëlqejnë një mashkulli! Paramendo, po ti thotë një mashkull një femre, “ti smë pëlqen”, kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq ë thella sa që me muaj do t'i duhet të mjekohej nga ato trauma. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili ytë, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua…


2. Ajo çka mbani në duar - flet shumë për ju!

Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaj flet mjaftë. Ajo çka ke në duar, bënë që femra të mund të t'lexoj më mirë. P.sh topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirtë garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesoj se ç'ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexoj, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kosmosi të jesh fat i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund t'vjen edhe në konstatim se ia ke shpërtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besoj se je fati i saj...
Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant.
Në anën tjetër telefoni mobil në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je! Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj.
Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre.
Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptiar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të filloj të studioj në tjetër sferë…

3. Sytë flasin më tepër se vetë goja

Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Maichael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mencur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë!. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo…
Tjetër gjë që asaj i tërhjeq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Kështu thotë psikologu social, Anita Barbee, e cila bashk me burrin e saj profesorin Michael Cunningham, e kanë mësuar ndikimin e fytyrës te joshja e njerëzve.
Sytë e mëdhenj të femra asocionojnë me pamjen e foshnjeve simpatike. Edhe vetë mund ta merrni me mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjeve. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës. Ndërsa sa i përket syzeve, përshtypje shumë më të mire lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde.





 

Kush jane kullerat ? - 8.7.2003
Kush jane kullerat

Nje artikull shume interesant per coolerat
NE NUK KEMi PERGJEGJSI NESE DIKUSH OFENDOHET NGA KY ARTIKULL

"Krejt Kosova Kullera"
Qe tani e shume kohe, rrugeve dhe lokaleve te Kosoves, ose me
saktesishe ne mitrovicë dhe prishtinë, mund te verrehet nje kategori e re
njerezish. Nuk ke nevoje per ti kërkuar shume, ata dallohen
menjehere, ose me mirë, si të thuash, dallohesh ti ,si te ishe
ndonjë jashtetokesorë, në rrethin e tyre. Këta shokë dhe shoqe tona
quhen, jo ndryshe, por, Kullera. Mirëpo kushçka janë në të
vërtetë Kullerat?

Definicioni i disa anti-kullerave, si puna ime do te ishte kështu: Kullerat! Race e degjeneruar njerezish, te cilet deri dje ishin qyrrana, kurse sot kan veshur nje pale pantollash te gjera, i kane rregulluar floket, kane vene syza te tipeit Star-Trek, dhe flasin me zhargonin e tyre Kull-be-njeri! Se kuptoj ku eshte poenta? Ju do te thoni: Me qene kull, be njeri!. Keta te vetequajturit kullera, sjane gje tjeter veç degjenerim i karakterit te tyre.

Marrim nje shembull konkret. Nje kuller tipik, çfare karakteristikash ka, perveç pamjes se jashtme moderne? Eshte menefregist, mendjemadh, snob, mban qendrim, ose si thuhet ne zhargonin e tyre stav (sikur nuk ekziston kjo fjale ne shqip). Pasi jemi te gjuha, perdorin gjithçfare fjalesh te huaja, me e shpeshta prej te cilave, eshte fjala multi-perdorimshe Fak! (ang. Fuck). Them multiperdorimshe sepse perdoret si emer, mbiemer, pasthirrme, pjesez fjale... kjo mund te verehet te shprehjet: Fak, be njeri!, Qitma nje fakin vishnje me nja tri-kater fakin aklla!, Nje faking kohe..., Skam ça fakin me bo!...

Mirepo jo gjithçka eshte e zeze. Kullerat flasin edhe shqip. Op, op, riqke taba i kullerit! ( kul. Po, po, kqyre baba i kullerit). Qe tani e tutje gjuha shqipe do te kete tre dialekte: dialektin tosk, dialektin gege dhe dialektin Kull-be-njeri. Mos u çudisni, kur neser, pasneser, behet Kongresi i ri i Manastirit, per ta aprovuar alfabetin e posaqem per kullera!
***

Une- Kuller! Si hije trazueme,

trashegimtar i modes dhe i qendrimit,

endem rrugeve te kryeqytetit me ujen e zgjueme,

dhe me klithma tpaknaquna tinstinktit.

***
Vazhdojme me tutje. Sipas nje definicioni qe i behet nje te huaji (dmth qe nuk eshte ne rrethin e kullerave), thuhet se kullera, quhen njerezit te cilet kane hyre ne kete frymen e re te pasluftes, ne te cilen, çdonjeri behet sikur sja nin per asgje, per askend, e shikojne qejfin e vet, thone se jane njerez pa komplekse (mirepo ne te vertete kane me shume komplekse se sa njeri me probleme psiqike), nuk merziten as edhe kur i vdes ndokush ne familje, ngushellojne me just keep staying cool, be njeri!, ose A u merzite per tipin qe vdiç? ( nuk e kuptoj se si nje i moshuar mund te thirret Tip), dhe pos te tjerash shumica shmerkasin (kul. konsumojne droge). (A eshte kjo e fundita aq shume e domosdoshme?)

Sidoçofte ky sindrom i rinise ka hyre edhe me thelle. Per te hyre ne kafiq, njeri duhet te kete ose kartele, ose me qene kuller. (Keto kartela, sipas meje jane mekanizem filtrimi, per te mire apo per te keq, nuk ka rendesi; e rendesishme eshte se keto i ndajne, lexo perçajne, njerezit ne kullera dhe jo-kullera. Segregacion e jo mahi.) Ku i dihet, ndoshta neser, pasneser, do te hapen bukepjekes, te cilet ne hyrje te dyqaneve te tyre do ngjesin pllakaten Ketu shesim buke vetem per KULLERA! Njerezit e thjeshte blejne dy hapa me poshte. (Mire qe ne zgjedhje skishte ndonje parti si PKK, Partia e Kullerave te Kosoves, se mesiguri do ta fitonte shumicen ne parlament.)

A thua sa do zgjasi kjo eufori e shoqerise, veçanerisht e rinise? A do te arrime me te vertete te perjetojme shembullin e bukepjekesit, apo do mberrime deri te Kongresi i ri i Manastirit? Ose ndoshta, me ane te ndonje mrekullie, i gjithe ky fenomen do te mbaroje se shpejti? Na mbetet te shpresojme dhe te presim.

In media res. Si do ta qojme shoqerine perpara, nese qe ne rini ndahemi ne klane, ne Kullera e Bala. Kjo perçarje vjen qe ne fazen emionale tte krijimit te karakterit. Dyluftimet do te vazhdojne, e ne do ti shikojme duelet: Kuller - Bal, Lab- Malok, Qytetare - Katundare, Klan - Klan, Parti - Parti... Dikush me thote se i kemi partite e perçara, ndersa une i them se jemi te perçare qe ne rrenje.
O Shqiptar! Trashigimtar i perçarjes dhe dyluftimit - bashkohu!
Post Scriptum. Kerkoj falje nese ndonje fjale nuk e kam shkruar mire, gjegjesisht sipas rregullave te drejtshkrimit kulleristik! Kurse ju Kullera, mos me shani, behuni sikur as edhe kesaj here Spo ju nin. Just keep staying cool, be njerez
qka me bo keshtu eshte jeta me kullera krejta prishtina eshte me kullera.


www.tammy.itgo.com